Sot zhvillohet ndeshja e fundit e vitit në Superligën e Kosovës

Sot zhvillohet ndeshja e fundit për vitin 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiroja e 13-të, për shkak të angazhimve të Kampionit të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ndeshja zhvilohet në stadiumin ndihmës- te rrethi në Gjilan, më fillim nga ora 12:00.

Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.