Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari në Suharekë

Është gjetur pa shenja jete një 28-vjeçar në fshatin Duhël të Suharekës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, ka thënë ai.