23 vjet burgim pesë personave që e detyruan një vajzë të kryente marrëdhënie seksuale për para

Gjykata Themelore në Pejë, ka dënuar me 23 vjet burgim pesë të akuzuarit që në vitin 2021 kanë detyruar një vajzë të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm për 50-200 euro.

I akuzuari M.Xh., është dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë. I.M., është dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burgim dhe dy mijë euro gjobë. E akuzuara E.Z., është dënuar me 3 vjet burgim dhe 500 euro gjobë. I akuzuari M.I., është dënuar me 7 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë. Edhe J. A., është dënuar me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

Sipas njoftimit, thuhet se dënimi me burgim për secilin të akuzuar do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu në afat prej tre muajve nga dita e plotfuqishmërisë se aktgjykimit.

Ndryshe, të pandehurit M.Xh, I.M, E.Z, M.I dhe J.A , që nga data 12.10.2021 e ne vazhdimësi deri me datën 16.10.2021 “ne vilat ‘G.A’ ne fsh. R. K- P, ne bashkëveprim marrin pjesë në trafikimin e njerëzve ndaj të dëmtuarës K.G. duke e mashtruar, strehuar dhe duke e vene ne lajthim me qellim te shfrytëzimit seksual për përfitime materiale”.

Gjithnjë sipas aktakuzës, “i pandehuri J.A., më 12.10.2021 duke e mashtruar te dëmtuarën me pretendimin se kinse do ta marrë për bashkëshorte, e dërgoi në një vilë dhe pasi i pandehuri J. kryen marrëdhënien seksuale me të, të njëjtën ia vë në dispozicion edhe A.M., pasi që paraprakisht e kishte paguar vilën i pandehuri J., e që më pas komunikon me të pandehurin I.M, më qëllim të strehimit të të dëmtuarës tek vilat ‘G.A’ për shfrytëzim seksual me qellim te përfitimit material”.

Në bashkëpunim ata detyruar të dëmtuarën që të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë me persona të ndryshëm, “e në raste të caktuara edhe marrëdhënie seksuale në grup së bashku me të pandehurën M. në këmbim të të hollave në shuma prej 50 deri në 200€, të cilat janë dorëzuar tek të pandehurit M. dhe I.”.

Përveç veprës së kryes “trafikim me njerëz”, disa prej të dyshuarve ngarkohen edhe me atë të armëmbajtjes paleje dhe përdorim të armës. /BetimipërDrejtësi