Shifra tragjike nga Italia: 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit, 101 mijë raste pozitive

101 mijë raste pozitive me koronavirus janë shënuar në Itali ndërsa numri i viktimave është mbi 11 mijë.

Vetëm sot, Italia ka regjistruar sot 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i tyre ka arritur në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.

Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë.

Pacientë të shëruar janë 14 620 e janë 1590 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

SHARE