Tollovi në Qendrën e Pensioneve në Mitrovicë, ku duhet lajmëruar pensionistët, familjet e dëshmorëve e veteranët e tri komunave

Si pasojë e pandemisë së COVID-19, pensionistëve, familjeve të dëshmorëve e veteranëve iu mundësua që të mos lajmërohen në Zyrat Regjionale të Pensioneve, siç edhe duhet çdo gjashtë muaj.

Por këtë muaj ata duhet të kryejnë lajmërimin. Tollovi e madhe është shkaktuar në Qendrën e Pensioneve në Mitrovicë.

Lexues të Klina.info kanë bërë të ditur se nga kjo zyrë nuk janë duke u marrë me pensionistët dhe si pasojë është shkaktuar edhe tollovi e madhe, gjë që vërehet edhe në një fotografi të dërguar në redaksi.

Në këtë Qendër Pensionale duhet të lajmërohen pensionistët, familjet e dëshmorëve e veteranët e tri komunave,  Vushtrri, Mitrovicë dhe Skenderaj.

SHARE