Zhduket 33-vjeçarja nga Peja, familja kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Peja, e cila ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia që disa ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 33-vjeçarja kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë nga 20 tetori.

Përballë kësaj situate, motra e saj vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i saj ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.