Gjendet një person i plagosur në një park në Prishtinë

Një person është gjetur i plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka raportuar ankuesi mashkull, i cili ka treguar se viktima është gjetur i shtrirë në hyrje të parkut.

I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Prishtinës.

“Rr. Asllan Pireva, Prishtinë 18.07.2020, 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se te hyrja e Parkut kishte gjetur të shtrirë viktimën mashkull kosovar i cili ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është  dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet nga njesitet relevante”, thuhet në raportin e Policisë.

SHARE