22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë shënuar edhe 22 raste të reja me koronavirus.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 15 raste, në Dibër katër, në Kumanovë dy dhe në Ohër një rast, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Me rastet e fundit, deri në ora 12:00 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve një është shëruar kurse dy kanë ndërruar jetë.