3 vetura aksidentohen në Drenoc të Klinës, lëndohen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Drenoc të Klinës.

Klina.info mëson se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa sipas dëshmitarëve katër persona kanë mbetur të lënduar.

Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipet mjekësore.

Klina.info ka siguruar pamje nga ky aksident