Halil Kastrati nis aksion humanitar, do të ndihmojë familjet nevojtare në gjithë Kosoven

Humanisti, Halil Kastrati ka nisur një aksion të madh për tu ndihmuar familjeve nevojtare në të gjitha komunat e Kosovës.

“Aksioni do te vazhdoje çdo dite neper familjet nevojtare ne krejt komunat e Kosoves, sot kemi filluar me familjet qe jane te regjistruara ne kuzhinen tone – Prizren. Stafi jone eshte i pergaditur me te gjitha masat mbrojtese per te arritur tek te gjitha familjet nevojtare. Lusim Zotin qe sa me shpejte te kalon kjo gjendje, te na e lehteson punen dhe ti shperblen bamiresit. O Zot ruaje popullin tone dhe mbare njerzimin”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.