Shoqatat e dala nga lufta në Klinë, kujtojnë dëshmorin Faton Gashi

Tri shoqatat e dala nga lufta e fundit në Klinë, bashkë me familjarët, gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe në përvjetorin e vdekjes të dëshmorit Faton Qerim Gashi nga fshati Sferkë i Klinës.

Gashi u vra në vitin 1999 derisa ishte një nga trimat më të mëdhenj, duke sakrifikuar kështu jetën për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot.
Homazhet u bënë te varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanicë, ku është i varrosur./Klina info/