Bora mbulon Rugovën (video nga Kompleksi turistik ‘Rudi’)

Moti këtë javë është përkeqësuar dukshëm.

Të reshurat e shiut kanë pushtuar vendin që nga mëngjesi, ndërsa në Rugovë të Pejës shiu i ka lënë vendin rreshjeve të borës.

Njeshi ka siguruar foto dhe video realizime nga Kompleksi turistik ‘Rudi’ tek qendra e skijimit në Bogë.

Profesor Ylber Rudi tha për ‘Njeshi’-n se Bora ka sjellur atmosferën e vet, edhe pse jemi në muajin Maj, stinë pranverore. Rrugët në drejtim të Rugovës,  deri në këtë çast (ora 19:00 janë të kalueshme por kërkohet kujdes në trafik./Njeshi/

Lojtës Videosh

hi/

Lojtës Videosh

00:00
00:24