Ku u gjet arma me 19 fishekë e deputetit Bekë Berisha

Mbrëmë në media është raportuar se në veturën e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me 19 fishekë. Berisha e mohoi një gjë të tillë, por Sinjali ka mësuar detaje të reja për këtë rast.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, rreth orëve të mëngjesit është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një i dyshuar.

Në veturën e ndaluar Policia ka gjetur një revole, për të cilën i dyshuari ka deklaruar se është pronë e deputetit Berisha. Policia ka konfiskuar armën e llojit Sig Sauer me 19 fishekë, e  cila u gjet në një çantë të kësaj veture