Ministria e Jashtme propozon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka propozuar lirimin nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Kreshnik Ahmeti.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.