Musliu propozon ‘logon e re’ për Vetëvendosjen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në një status në “Facebook” ka propozuar një “logo të re” për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj ajo do të ishte logoja ideale për partinë në pushtet. Në ilustrimin që ajo e ka paraqitur shihen dy qershi dhe bishtat e tyre të lidhur në formë të zemrës. “Qershia e Zemrës” është përshkrimi që ajo i ka lënë.

Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të qeverisë a pajtoheni edhe ju që kjo do ishte logoja ideale për LV-në?!”, ka shkruar Musliu.

Musliu edhe më herët kishte ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

Dreqi të hangtë Albin, s’e le asnjë qershi pa e hangër”, i kishte thënë ajo Kurtit në Kuvend.