Marqe Selmanaj, emërohet nënkryetare e Komunës së Klinës

Kryetari i Klinës, përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se ka emëruar Marqe Selmanaj, nënkryetare të komunës.

Ky është postimi:

Sot kam emëruar nënkryetare të komunës znj. Marqe Selmanaj.
Marqja ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe po ashtu ka ndjekur edhe disa programe speciale për mësimdhënie, udhëheqje arsimore, certifikatë për drejtor nga Unioni Evropian dhe trajnime tjera nga organizata ndërkombëtare në lëminë e arsimit parauniversitar.
Ajo, po ashtu, ka përvojë̈ mbi dy dekada në arsim, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë në shkollë, ku ka treguar rezultate fantastike e është vlerësuar në mënyrën më të mirë për përfomancën e saj në udhëheqje.
Emërimi i grave, profesioniste e me vlera, në pozita udhëheqëse ka qenë një nga premtimet e mia të fushatës, të cilin do ta mbajmë.
Urime, Marqe!
Na priftë e mbara!

SHARE