Pronari i CIMA Construction, Arsim Kabashi, jep 26 500 euro për bamirësi

Pronari i firmes ndërtuese CIMA, njëherësh edhe president i klubit të futbollit FC Ballkani, Arsim Kabashi, është njëri nga kontribuesit më të mëdhënjë në fonadacionin e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit.

Kabashi tash e disa vite ka ndihmuar këtë shoqatë bamirëse dhe hoxhen Halil Kastrati në aktivitetet e tyre bamirëse.

Biznismeni nga Suhareka së fundi ka ndihmuar edhe me 26 500 euro këtë shoqatë, para të cilat do të përdoren për të ndihmuar familjet skamnore.

Kjo bëhet e ditur nga lista e publikuar në facebookun e hoxhes Halil Kastrati, ku janë publikuar emrat e atyre që po financojnë aktivitet bamirëse.

Kabashi është edhe president i klubit FC Ballkani dhe në këtë afat kalimtar ka përforcuar ekipin me emra të njohur, duke shpenzuar shuma marramendëse për tregun kosovar.