Policia jep detaje si vdiq punëtori në Klinë në vendin e punës

Pak më parë Gazeta Klina info raportoi se një punëtor është rrëzuar nga ndërtesa në fshatin Grabanicë të Klinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Gazetën se nga lëndimet e marra ai ka vdekur dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se punëtori kishte rënë nga kati i tretë i ndërtesës.

“Sot rreth orës 10:23, policia është njoftuar se një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt në fshatin Grabanicë, ka ra nga kati i tretë i ndërtesës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe emergjenca Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi./Klina info/