Segmenti rrugor tek Xhamia e qytetit, me rrugë, trotuar dhe ndriçim të ri

Në vazhdën e realizimit të projekteve në Komunën e Klinës, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve në qytet, segmenti te xhamia.

Në fillimin e punimeve ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.

Elezaj për asfaltimin e rrugës së lartpërmendur ka kërkuar nga punëkryesi që të respektojë kriteret e kontratës dhe që punimet të jenë cilësore.

Elezaj shtoi se pas përfundimit të procedurave tenderuese do të fillojë asfaltimi edhe i segmentet tjera rrugore në qytet.

Ky projekt përfshinë asfaltimin e rrugës, rregullimin e trotuarit dhe ndriçimin, ndërsa ka një vlerë buxhetore rreth 45 mijë euro.