Nga Bora, situatë e vështirësuar qarkullimi edhe në Rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë

Situatë e vështirësuar qarkullimi po paraqitet edhe në rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë, si pasojë e rreshjeve të borës.

Lexus të portalit Njeshi kanë dërguar foto nga kjo pjesë e rrugës e ku shihet se rreshjet kanë rënduar qarkullimin dhe kanë zbardhur asfaltin.

Ngasësit luten për kujdes të shtuar.

Policia rajonale e Pejës ende nuk ka dalur me të dhëna zyrtare mbi gjendjen në Pejë dhe zonat përreth.