AUV mbyll pesë lokale Fast Food në regjionin e Prizrenit dhe inicion gjashtë lëndë kundërvajtëse ( FOTO )

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot në regjionin e Prizrenit ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta ( Fast Food).

Sipas njoftimit, përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga Koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së.

Ku theksohet se nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale.

“Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AU”, thuhet tutje.