Vdes një grua pasi u alivanos në një autobus urban në Prishtinë

Një grua ka vdekur mesditën e së shtunës pas alivanosjes në një autobus urban të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në njoftim thuhet se mjeku në QKUK ka konstatuar vdekjen e viktimes, shkruan Gazeta Insajderi.

“Prishtinë / 02.03.2024 – 12:26. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksio.