Përkujtohen dëshmorët Bekim Toverlani dhe Nasip Bytyqi

Përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta dega në Klinë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dy dëshmorëve të kombit, Bekim Toverlanit dhe Nasip Bytyqit, sot kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh te varret e dy dëshmorëve dhe te lapidari i Nasip Bytyqit. Hajdin Balaj, kryetar i OVLUÇK në Klinë ka shkruar në facebook se “Sot Organizatat e dala nga Lufta dega në Kline Homazhe për dy Dëshmorët e Kombit Bekim Toverlani dhe Nasip Bytyqi Lavdi për Dëshmorët.”