Kjo është data e aplikimit dhe periudha e votimit nga diaspora

Mbrëmjen e kaluar u.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

14 shkurti është dita kur qytetarët, do t’u drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur të parin e tyre, si edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur se fushata zgjedhore për partitë politike fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt.

Fushata zgjatë 10 ditë gjithsej, kurse sa i përket aplikimit të diasporës për regjistrim në votim nis më 13, deri më 24 janar.

“Periudha e votimit përmes postës fillon me 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve”. Duhet përkujtuar që edhe në zgjedhjet e kaluara pati një numër të madh të votuesve nga diaspora, që votat e tyre pa dyshim kanë një rëndësi të madhe për secilin kandidat.