Vdes legjenda e boksit kosovar Nazif Gashi

Ka vdekur në moshën 74 vjeçare Nazif Gashi, një nga emrat më të mëdhenj dhe më të respektuar në historinë e boksit kosovar.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si boksier.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Klubit të Boksit Prishtina, ekip që për shumë vite dominoi në ish-shtetin federativ dhe la gjurmë të pashlyeshme në boksin e ish-Jugosllavisë.

Në vitet e 70-ta e 80-ta, Nazif Gashi së bashku me boksierët e tjerë të Prishtinës i dhanë sportit kosovar momente krenarie dhe suksesi, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia sportive që la pas do të mbetet e paharruar.