Telekomi i Kosovës nis zbatimin e vendimit të Qeverisë për reduktimin e stafit në zyra

Telekomi i Kosovës ka filluar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për të reduktuar numrin e punëtorëve nëpër zyra,

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Fadil Lepaja, nga zyra për marrëdhënie me publikun në Telekom.

Lepaja tha se aty ku është e domosdoshme me qenë të pranishëm fizikisht punëtorët po punohet nga zyra, ndërsa pjesa tjetër e stafit po punon nga distanca.

“Aty ku është e domosdoshme me qenë prezent stafi, edhe kemi kushte me ruajt shëndetin e njerëzve ata janë në vendet e tyre të punës, ndërkaq, pjesa tjetër është duke punuar online nga distanca. Po respektojmë në plotni vendimet e Qeverisë së Kosovës”, tha Lepaja për Gazetën Sinjali.

Ai shtoi se Telekomi po punon brenda udhëzimeve të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës. /