Tetë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës, tre prej tyre mjekë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht po trajtohen 11 pacientë, tetë prej të cilëve janë të konfirmuar me Covid 19.

Sipas njoftimit në Facebook, “tetë pacientë janë të konfirmuar me COVID, dy presin rezultatet, një pritet të testohet”.

Tre prej të infektuarve raportohet se janë mjekë.

“Pesë pacientë janë me oksigjeno-terapi, një në respirator, dy pacientë në CPAP maskë”, thuhet në njoftim.