Rritja e rasteve me COVID-19, sot pritet të shqyrtohen masat e reja

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, sot pritet të rishikohen masat antiCOVID që janë në fuqi dhe do të merret vendim nëse do të ketë masa të reja.

Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 pritet të mblidhet sot, nga ora 09:00, për t’i shqyrtuar masat e reja antiCOVID.

Javëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.

Vetëm dje, pas testimit të 9,194 mostrave, janë konfirmuar 2 mijë e 50 raste të reja, që i bie se 22.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, MSH-ja bëri të ditur se janë shëruar edhe 462 pacientë. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 7,266.