Hoti flet për raportet e tij me Osmanin: Sjellja e saj është për keqardhje!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sonte është i ftuar në emisionin Pressing, ku ka dhënë detaje në lidhje me fokusin e takimit me Serbinë, në Washington, i cili do të zhvillohet më 27 qershor.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, shkruan Indeksonline.

Hoti tregon se raportet në mes tij dhe Osmanit janë zyrtare, por që sjellja e Osmanit është për keqardhje, pasi që nuk i respekton vendimet e partisë së saj.

“Raportet i kemi zyrtare ashtu edhe siç duhet të jenë, për shkak se ajo pati qëndrime të tjera për dallim nga partia e saj.

Është për keqardhje sjellja e saj sepse e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes, sepse ai i ka prirë zgjedhjeve. Është për keqardhje se si një figurë e lartë në parti nuk i respekton vendimet e partisë”, u shpreh ai.