Furnizimi me rrymë/ A do të ketë reduktime të energjisë elektrike këtë dimër, flasin zyrtarët e KEDS-IT

Kosova po hyn në dimër, stinë kjo në të cilën rritet konsumi i energjisë elektrike për shkak të uljes së temperaturave.

Shumë kosovarë si burim kryesor të ngrohjes e kanë energjinë elektrike, gjë e cila shpeshherë ka shkaktuar probleme sa i përket furnizimit të qëndrueshëm me rrymë, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme energjetike në Kosovë.

Ndër vite, prej pasluftës, zona të ndryshme të vendit, sidomos ato jourbane, janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, gjë e cila ka shkaktuar probleme dhe pakënaqësi te konsumatorët, shkruan Gazeta Sinjali.
– Sa i përket KEDS-it dhe KESCO-s, ne kemi bërë përgatitje maksimale që furnizimi të jetë sa më stabil, duke bërë mirëmbajte të vazhdueshme, sikurse investime të fuqishme anëkënd vendit, me fokus në zonat ku rrjeti i trashëguar nga koha kur distribucioni ishte asset ublik ishte në gjendje më të rëndë”, thekson Buzhala.

Sivjet kur kanë filluar të bien temperaturat dhe pritet të hyjmë në stinën e dimrit, zyrtarët e KEDS-it nuk garantojnë furizim stabil me energji elektrike.