Detaje të reja për aksidentin në Pejë, vetura u fut në xhami, tre persona të lënduar!

Mbrëmë në Pejë ka ndodhur një aksident, ku një veturë është përplasur me xhaminë “Mesxhidi i Madh” në rrugën “General Wesley Clark”.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi, ka thënë për Indeksonline se rasti ka ndodhur pas mesnate, teksa ka ndarë detaje edhe për gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga aksidenti.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 poolicia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar” deklaroi zëdhënësi Gashi.

Ai pohoi se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.