Mbi tri orë pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalur nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares. Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalur nga pika kufitare e Merdares arrijnë në 600 metra. Njësoj edhe tek pika kufitare e Dheut të Bardhë ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, me kolonë deri në 200 metra gjatësi.

Me pritje në dalje dallohet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë. Pritja arrin deri në 1 orë e gjysëm gjersa hyrja deri në 10 minuta.