Një jetë me LDK-në, arsimtari që synon një ulëse në Kuvendin Komunal në Klinë

Biografia e z. Hamdi Rraci

Hamdi Rraci lindi më 09.05.1958 në Siqevë. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollën fillore e ka kryer në Ujmirë, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Më pas u regjistrua në SHLP në Gjakovë, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Në shtatorin e vitit 1981 u punësua si arsimtar i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën “Mustafa Bakija” në Carrallukë, më pas punoi në shkollën fillore në Ujmirë në vitet 1983-1991, në Siqevë prej 1991-2002, ndërsa prej vitit 2002 e deri në ditët e sotme punon arsimtar në SHMU “Ismet Rraci” në Klinë. Sot zotëron 40 vjet përvojë pune në këtë profesion.
Në qoftë se flasim në aspektin politik, Hamdiu është pjesë aktive e LDK-së që nga themelimi i saj. Që nga ajo kohë ka qenë pjesë e të gjitha ngjarjeve historike dhe kulturore, para dhe pas luftës. Ishte pjesë e strukturës së LDK-së në Kryesinë e Degës së fshatit Siqevë, kurse pas vitit 2000 e këtej anëtar i Kryesisë së Nëndegës në qytetin e Klinës e pastaj edhe si kryetar i kësaj nëndege dhe aktualisht është anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë.
Që nga fillimi e deri më sot ambiciet e tij kanë qenë të punojë dhe të jetë pranë qytetarëve të komunës sonë.

Është pjesë e listës fituese e Degës së LDK-së në Klinë në zgjedhjet e 17 tetorit.