Ky është 20 vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë në Zhabar

***
Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident në Zhabar të Mitrovicës.

Një veturë është rrokullusur për të rënë poshtë rrugës kryesore, me ç’rast një person ka vdekur.

“Jepi zë” mëson se viktima është një 20 vjeçar me iniciale A.Sh.

Nuk dihet ende çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë aksident, por dihet se vetura ka rënë disa metra në humnerë.

Në videon e siguruar nga Jepi zë, shihet se vetura është rrokullisur, duke thyer pengesat dhe pemët të cilat kanë qenë të mbjellura në atë pjesë.