Asamblistja e VV-së në Klinë, kritikon Komunën thotë se banoret e një lagje po e rregullojnë vet rrugën

Asamblistja e VV-së në Klinë, Valmire Krasniqi, përmes rrjetit të saj social FB, ka treguar se banorët e një lagjeje në Klinë, po e rregullojnë vet rrugën, pasi që Komuna sipas saj, nuk u bëri zgjidhje.

Ajo kritikon Komunën, duke e krahasuar situatën në fjalën me kohën e viteve 90’ta.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Pas disa takimeve më Drejtorin e Shërbimeve Publike, banorët e lagjes afër Lumit me vetë inciativë po e rregullojnë rrugën, pasi që Komuna e Klinës nuk i bëri zgjidhje.

Është për keqardhje së në shekullin 21 qytetarët të rregullojnë rrugët vetë edhe pse janë taksapagues të kësaj Komune.

Kjo situatë ma kujton kohën kur gjyshi im më tregonte se në vitet 90-ta i kanë rregulluar rrugët vetë.

Gjithashtu kjo lagje ka probleme edhe të tjera i mungon ndriçimi publik, ujësjellësi, po ashtu është e rrezikuar edhe nga qentë endacak.

Këto problem janë ngritur edhe në Asamblen Komunale.
Kjo është qeverisja Elezaj, e cila vetëm tek militant e vetë benë investime.