Bastisje në disa lokacione në Obiliq, sekuestrohen armë zjarri dhe arrestohen disa persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në disa lokacione në Obiliq, ku si rezultat janë sekuestruar dy armë zjarri dhe janë shoqëruar në stacion tre persona.

Sipas Policisë, Njësiti për Reagim të Shpejtë, në tri lokacione të ndryshme ka kryer kontrolle me urdhër të prokurorit të shtetit.

“Në stacion nga policia janë shoqëruar tre persona të dyshuar si dhe janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri (njëra jo funksionale).

Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat e nevojshme policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprën

-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.

Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të denimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës.”, ka njoftuar Policia.