KF Dukagjini të dielën kundër Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”

Në kuadër të BKT Superligës, Java e 18-të, KF Dukagjini do të luaj kundër KF Malishevës.
Kjo ndeshje që do të luhet të dielën është e fundit për sezonin vjeshtor për futbollistët nga Klina.

Ndeshja do të luhet në orën 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, në Malishevë.
Ndërsa takimi i parë në Klinë (java e 9të) kishte përfunduar me fitoren e skuadrës së Dukagjinit.