Parashikimi i motit për nesër

Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike:

Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit