Sot rivarroset Liridona Ademaj

Liridona Ademaj do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës.

Ademi u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ademaj ishte varrosur fillimisht në fshatin e bashkëshortit në Cërmjan, mirëpo pasi familjarëve u është aprovuar kërkesa nga prokuroria për rivarrimin e saj, ajo tani do të rivarroset në Rracaj.