U17: Kosova mposhtet nga Ukraina

Kosova U17 ka pësuar humbje nga Ukraina U17, në kuadër të kualifikimeve në Kampionat Evropian 2022.

“Dardanët” u mposhtën me rezultat 0-2.

Golat u shënuan nga Kremchani (75’) dhe Gusiev (90’).

Kjo ishte njëkohësisht ndeshja e parë në grupin 6 për djemtë e Arsim Abazit.

Pos Ukrainës, në grup me Kosovën gjenden edhe Polonia e Italia.

Ndeshja e radhës për “Dardanët” do të jetë ajo kundër Italisë më 23 prill, ndërsa tri ditë më vonë do të përballen kundër Polonisë.