Vdes pacienti që po transferohej nga Gjilani drejtë QKUK-së, pasi autoambulanca u rrotullua

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në hyrje të Gjilanit, saktësisht në fshatin Bresalc.

Një autoambulancë që po transferonte një pacient nga Spitali i Gjilanit drejtë QKUK-së përfundoi e rrotulluar.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë pacienti i cili po transferohej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për Indeksonline e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.91.2020 rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja e Prishtinës se pasagjeri që ishte transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim  mjekësorë nga lëndimet e marrura në aksidentin e komunikacionit ka ndërruar jetë”, tha Hashani.

Ai gjithashtu theksoi se lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar, ku edhe është dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në IML për obduksion.