Arrestohet një femër në Dubravë, i dërgoi drogë një të burgosuri

Një femër është arrestuar të martën rreth orës 10 e 30 minuta në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ajo dyshohet se i kishte dërguar drogë një të burgosuri gjatë vizitës që i kishte bërë, transmeton IndeksOnline.

“Nga zyrtarët korrektues është informuar se e dyshuara femër kosovare që ishte ardhur në vizitë te i burgosuri posedonte një qese me substancë të dyshuar narkotike. E dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit është hapur rast për posedim i substancave narkotike./