Postoi votën në web faqen Merr Jep, arrestohet

Faqen Merr Jep kosovarët nuk po e përdorin vetëm për blerjen e shitjen e produkteve.

Por kjo web-faq, në kohën e zgjedhjeve është duke u përdorur për shitjen  votës, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ditës së premte Gazeta inFokus raportoi se si vota është duke u kthyer në biznes për kosovarët.

Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ky person është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar, mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një uebfaqe ka postuar shitjen e votës” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta inFokus/