Kishte vjedhur veturën në autolarje, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është arrestuar një 31 vjeçar me inicialet F.M., sepse dyshohet se ka vjedhur një automjet me targa vendore duke u prezantuar si pronar i rrejshëm.

“I dyshuari me 19.03.2022, në një autolarje ne Prizren, kishte vjedhë automjetin me targa vendore duke u prezantuar rrejshëm si pronar i automjetit. Personi tani me i arrestuar, intervistohet ne prezence te avokatit mbrojtës ne lidhje me rastin. Automjeti i vjedhur sekuestrohet ne ceflisin e provave material nga i dyshuari ku i kthehet pronarit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Me aktvendim, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 ore.

Rasti është duke u hetuar.