7 shenjëzimi i kushtojnë 7000 euro, Komunës së Klinës

Komuna e Klinës, ka njoftuar se sonte në orët e mbrëmjes është bërë vendosja e shenjëzimit me ndriçim LED të vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit.

Ky projekt i Komunës, kap vlerën rreth 7 mijë euro.

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Klinës, z. Faruk Smajli, së bashku me inspektorët, sonte në orët e mbrëmjes kanë inspektuar vendosjen e shenjëzimin me ndriçim LED të vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit.

Këto shenjëzime janë vendosur tek rrugët “Sadik Rama”, përballë stacionit të Policisë si dhe në hyrje të qytetit, në rrugën “Abedin Rexha”, afër objektit të komunës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër shkollës “Ismet Rraci” si dhe janë drejt finalizimit ndriçuesit në sheshin “Nënë Tereza” në drejtim të komunës së Istogut, në sheshin “Faruk Elezi”, afër objektit të QKMF-së si dhe në rrugën “Hasan Prishtina”, afër shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”.

Ky projekt kap vlerën rreth 7 mijë euro.