KB Dukagjini feston me darkën e fundvitit, sukseset e vitit 2023

Drejtori i Klubit të Boksit Dukagjini, Hajdin Balaj pas një suksesi të madh në arenat vendore dhe ndërkombëtare, ku dolën tre kampionë nga ky klub, mblodhi rreth vetës në njê darkë të përbashkët boksierët dhe miqtë.

I pranishëm ishte dhe trajneri Ramiz Balaj, Sekretarin e klubit Elmi Salihu, anëtarin e kryesisë Zenel Bashota dhe disa nga donatorët e klubit Hetem Zogaj dhe Driton Temaj.

Klubi i Boksit dhe kryesia e këtij Klubi e falënderon Kryetarin e Klubit dhe donatorin potencial Januz Dervishaj nga Kroacia për kontributin dhe përkrahjen.

Ndryshe, KB Dukagjini deri më 15.01.2024 janë në pushime dimërore.