Asamblistja e AAK-së në Klinë Ilirjana Toplanaj sheh nga afër punimet infrastrukturore në disa fshatra

Asamblistja e AAK-së në Klinë, Ilirjana Toplanaj sot ka dalë në terren për të parë nga afër punimet që po kryhen në disa fshatra.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB ku shkruan:

Fshatrat Jashanicë, Jelloc, Resnik dhe Pograxhë janë duke përjetuar ndryshime rrënjësore në infrastrukturën publike.

Projektet konkrete po marrin formë, duke përfshirë përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për qytetarët.

Premtimi im si asambleiste e kësaj zone për të përmirësuar jetën dhe mjedisin ku jetojmë është duke marrë formë. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dhe së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë komunitetin tonë.