Momenti kur vrasësi i Pragës fillon të shtijë me armë (VIDEO)

15 të vrarë në sulmin e armatosur në Pragë, përfshirë sulmuesin
Ka shkuar në 15 numri i të vrarëve nga sulmi në një universitet në qendër të Pragës, është njoftuar nga Policia e Çekisë, raporton “BBC”.

Sulmuesi ishte student i fakultetit të arteve në Universitetin Charles në Pragë.

Sulmuesi është në mesin e viktimave.

Trupi i pajetë i tij ishte gjetur brenda fakultetit. Policia ka konfirmuar se 15 persona u vranë dhe 24 u lënduan në sulm, ndërsa shton se sulmuesi është inspiruar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.

Policia ka thënë se sulmuesi ishte një 24-vjeçar nga një fshat 21 kilometra nga Praga. Policia ka thënë se babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët sot.

Ky sulm nga Policia nuk është lidhur me terrorizëm ndërkombëtar.

“Në orën 14:59 morën informacionin e parë për të shtëna në godinën e Fakultetit të Arteve në sheshin Palach. Patrullat e para dolën në vendngjarje brenda pak minutash, njësiti i emergjencës doli për 12 minuta dhe në orën 15:20 nga policët që ndërhynë u konfirmua se trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur”, tha drejtori i Policisë së Pragës, Martin Vondrasek, në konferencë për media.

Sulmin e pa edhe shefi i Galerisë Rudolfinum, Petr Nedoma.

“Pash një të ri që qëndronte në trotuar me një armë në dorë. Ai qëlloi vazhdimisht me vonesa”, ka thënë Nedoma.

Në rrjete sociale është publikuar edhe ditari i sulmuesit, që tregonte për planin e tij për të kryer vrasje.