Merlaku për ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89: Në këso ndeshje nuk ka skuadër favorite, por besoj shumë se në fund do të fitojmë dhe rikthehemi në Superligë

Pas vetëm një sezoni të kaluar në Ligën e Parë, KF Dukagjini është duke kërkuar rikthimin në Superligë, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Klina ka kaluar pengesën e parë, pasi fitoi 2-1 ndaj Flamurtarit në barazhin e Ligës së Parë.

Mirëpo, për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku duhet të fitojë edhe ndaj Trepçës ’89, skuadër e cila e mbylli sezonin në pozitën e tetë në Superligë.

Kapiteni i Dukagjinit, Altin Merlaku, ka folur për “Zeri.info” para kësaj sfide, të cilën e ka vlerësuar si të vështirë.

“Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë sepse Trepça ’89 është klub me traditë dhe ka futbollistë cilësorë. Në këso ndeshje nuk ka skuadër favorite, gjasat janë 50/50.” – tha fillimisht sulmuesi nga Klina.

Tutje, 28-vjeçari tha se në ndeshje të barazhit është e vështirë që të zhvillohet një lojë edhe aq e mirë, por ai shprehet i sigurt që “Hithat” do rikthehen në Superligë.

“Ndoshta nuk po mund të aplikohet edhe lojë e mirë në barazh shkaku i presionit, sepse është vetëm një ndeshje dhe duhet të jesh i kujdesshëm e i koncetruar. Megjithatë, besoj shumë se në fund do të fitojmë dhe do të rikthehemi në Superligë” – ka deklaruar Altin Merlaku.

Kujtojmë se ndeshja Dukagjini – Trepça ’89 zhvillohet më 28 maj në “Fadil Vokrri

SHARE