Shkenda nis biznese ndërkombëtare

Shkenda nis biznese ndërkombëtare Shkenda Dubova po vazhdon të jetë biznesmene e suksesshme.

Këngëtarja kosovare ka zgjeruar bizneset e saj tani edhe në Gjermani e Zvicër.

Pasi hapi muaj më parë një qendër dobësimi në Bochum, Shkenda tani ka zgjeruar rrjetin e biznesit edhe në Aargau në Zvicër.

Gjersa pandemia po shkakton probleme në biznes, Shkenda po korr suksese në këtë lëmi, gjë që po dëshmon se Shkenda është e lindur për biznes.